Furra “Lindi” detyron furrtarët në Skenderaj të ulin çmimet e bukës dhe burekut

Furrtarët në Skenderaj nuk kanë arritur të kurdisin çmimet, gjë që ka ndikuar që edhe produktet bazë të pësojnë ulje.
Si pasojë, buka që deri më tani shitej në shumicën e furrave në Skenderaj dhe fshatra me 60 cent, tani kushton 50 cent, ndërsa çmimi i byrekut ka rënë nga 1.50 euro në 1.20 euro, shkruan rajoni org.
Vlenë të kujtohet se në kohën kur ishte bërë rritja e çmimeve, furra “Lindi” e njohur si ndër më të frekuentuarat dhe më të famshmet në Skenderaj kishte vendosur të mos ndryshonte çmimet.
Në këtë furrë, buka vazhdon të shitet me 50 cent, ndërsa byreku vetëm për 1 euro, duke mbetur kështu më e përballueshme për qytetarët.








