
Arta Neziri është kandidate për Asamble Komunale nga radhët e LDK-së në Mitrovicë, shkruan Mitropol.
E lindur dhe rritur në Mitrovicë, Arta e ka kryer shkollimin fillor dhe të mesëm në vendlindje, ndërsa studimet universitare i ka përfunduar në drejtimin Administratë Publike, duke u përgatitur profesionalisht për fushën e qeverisjes dhe shërbimit qytetar.
Ajo vjen me energji të re, përkushtim dhe dëshirë për të sjellë ndryshim në qytetin e Mitrovicës.
Me një qasje të hapur ndaj qytetarëve dhe me ide konkrete për zhvillimin e Mitrovicës, kandidatura e saj synon të përfaqësojë të rinjtë, gratë dhe të gjitha familjet që duan një të ardhme më të mirë.
Arta Neziri e cila në listë mbanë numrin 9, po garon për herë të parë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.








