Medi
02LAJME

Preteni tregon ndryshimet që kanë bërë në tregun e Mitrovicës

 

Kandidati për Asamble Komunale në Mitrovicë nga radhët e PDK-së, Xhafer Preteni ka thënë se gjatë mandatit të kaluar si asambleist ka pasur përgjegjësinë edhe si Kryetar i Komisionit të Aksionarëve të NPL “Tregu”, shkruan Mitropol.

Dukato 1

Ai tha se së bashku me anëtarët tjerë të komisionit, bordin e drejtorëve dhe kryeshefin e ndërmarrjes, të mbështetur nga Kryetari Bedri Hamza, arritën ta kthejnë infrastrukturën e tregut nga një gjendje e demoluar (fotot 1) në një gjendje funksionale e të rregullt (fotot 2).

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Mitrovicës!

Gjatë këtij mandati, përveç detyrës si anëtar i Asamblesë Komunale, kam pasur përgjegjësinë edhe si Kryetar i Komisionit të Aksionarëve të NPL “Tregu”.

Së bashku me anëtarët tjerë të komisionit, bordin e drejtorëve dhe kryeshefin e ndërmarrjes, të mbështetur nga Kryetari Bedri Hamza, arritëm ta kthejmë infrastrukturën e tregut nga një gjendje e demoluar (fotot 1) në një gjendje funksionale e të rregullt (fotot 2).

Ndermarrja ka rritur të hyrat vit pas viti, ka ngritur pagat e punëtorëve dhe ka përmirësuar ndjeshëm shërbimet ndaj qytetarëve.

Në programin e kandidatit për kryetar, z. Arian Tahiri, është planifikuar edhe ndërtimi i një tregu të ri modern (foto 3), i cili do t’i shërbejë më mirë qytetarëve dhe bizneseve tona.

Si kandidat për Asamble Komunale, do të vazhdoj të punoj me përkushtim dhe të jem në shërbim të qytetarëve.

Andaj, ju ftoj që ta votoni:

✅ Arian Tahirin me numër 191 për kryetar, dhe mua

✅ Xhafer Pretenin me numër 10 për asambleist

#Për_ty_gjithmonë_Mitrovicë!

Koha