
Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka vizituar fabrikën e llaqeve “Bunjamini”, të cilën e ka cilësuar si lider të kësaj industrie në qytet.
Tahiri ka theksuar se prioritet i tij do të jetë mbështetja e prodhuesve dhe tregtarëve lokalë, duke krijuar kushte më të mira për investime dhe inovacion.
“Zhvillimi i Mitrovicës kërkon angazhim të përhershëm dhe bashkëpunim”, është shprehur Tahiri.








