Ersar Imeri, numri 25 i VV-së në Vushtrri që po gëzon mbështetje nga rinia dhe shoqëria e gjerë

Në Listën e VETËVENDOSJES për zgjedhjet e 12 tetorit në Vushtrri, vend të veçantë zë Ersar Imeri, magjistër i historisë nga fshati Pantinë, i cili kandidon me numrin 25.
Profesor Ersari njihet për qasjen e tij bashkëkohore në mësimdhënie në shkollën “Kosovo Leadership Academy” në Mitrovicë. Ai përdor metoda krijuese, lidh mësimet me jetën reale dhe synon integrimin e teknologjisë e inteligjencës artificiale në arsim, duke sjellë një frymë të re për gjeneratat e reja.
Përveç mësimdhënies, ai ka organizuar aktivitete edukative ndërinstitucionale dhe ka marrë pjesë në konferenca shkencore për ngjarjet historike, duke dëshmuar përkushtim akademik dhe shoqëror.
I dalë nga familja e nderuar Imeri e Pantinës, Ersari mbetet i lidhur ngushtë me komunitetin dhe ka plane konkrete për zhvillimin e vendlindjes, të cilat synon t’i realizojë pas 12 tetorit.
Imeri po shihet si dikush që do jetë pjesë e Asamblesë falë mbështetjes së madhe që gëzon nga familja dhe shoqëria e gjerë.








