Tahiri: Angazhimi im dhe i partnerëve të koalicionit është për çdo qytetar që beson në këtë qytet

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri po vazhdon takimet me qytetarë të shumtë që po i mbështesin.
Në një takim të organizuar bashkë me partnerët nga AKR, Tahiri tha se me mbështetje të gjithanshme dhe bashkëpunim të ngushtë, ata do ta çlirojnë potencialin zhvillimor të Mitrovicës.
“Angazhimi im dhe i partnerëve të koalicionit është për çdo qytetar që beson në këtë qytet. Nuk lejojmë që askush të mbetet pas. Çdo hap që e bëjmë është për Mitrovicën. Është koha e Mitrovicës dhe besimi i qytetarëve është fuqia që na udhëheq.”, shkroi Tahiri.
#PDK191
#PerTyGjithmoneMitrovice







