Active 2
02LAJME

Aksioni te familja Gërbeshi në Vushtrri: Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për katër të arrestuarit

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji për katër personat e arrestuar gjatë operacionit të zhvilluar më 21 shtator në familjen Gërbeshi, në Vushtrri.

Sipas njoftimit zyrtar, tre prej të pandehurve, me inicialet Rr.G., A.G. dhe E.G., dyshohen për kryerjen e veprës penale “Detyrimi”, ndërsa personi tjetër, K.G., ngarkohet me veprat “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Arratisja e personave të privuar nga liria”.

Active 1

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë – Dega Vushtrri caktimin e paraburgimit për të pandehurit me iniciale Rr.G., A.G., dhe E.G., për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale veprës penale “Detyrimi”, si dhe për personin me iniciale K.G., për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor“ dhe “Arratisja e personave të privuar nga liria“.

Të katër (4) të pandehurit janë arrestuar ditën e djeshme, datë 21 shtator, në një operacion të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, me ç`rast janë kontrolluar lokacione në fshatin Ropicë të Vushtrrisë dhe në qytetin e Vushtrrisë.

Gjatë operacionit, të dyshuarve u janë gjetur dhe sekuestruar dy (2) armë të shkurta, 352 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy (2) karikatorë, dy (2) palë dylbi, shtatë (7) telefona celularë, një (1) shkop druri, një (1) palë dorëza, një (1) thikë, dokumente të ndryshme, një (1) pasaportë, një (1) patentë shofer, një (1) USB, një (1) llap-top, një (1) palë patika dhe një (1) çelës motori.

Të pandehurit, me vendim të prokurorit, gjenden në ndalim 48 orësh, ndërkaq seanca për caktimin e masës së paraburgimit do të mbahet në Gjykatën Themelore Mitrovicë – Dega Vushtrri.

Active 1