
Kandidati për kryetar komune nga radhët e PDK-së në Vushtrri, Ferit Idrizi sot ka zhvilluar takim me gratë e vajzat e Vushtrrisë, shkruan Mitropol.
Idrizi tha se vajzat dhe gratë e Vushtrrisë do të kenë edhe më shumë mundësi në aftësim profesional, punësim dhe zhvillim ekonomik.
Postimi i plotë:
Mbështetja e grave dhe vajzave vushtrriase për vizionin tonë✅
Sot së bashku me znj. Hava Mlinaku, takova gra dhe vajza të jashtëzakonshme të Komunës tonë, intelektuale, punëtore, sipërmarrëse dhe të reja të angazhuara në shoqëri.
Ishte kënaqësi të shoh se mbështetja e tyre për qeverisjen tonë po rritet çdo ditë dhe se puna jonë po jep rezultate konkrete.
Bashkë folëm për planet tona për mandatin e dytë, ku vajzat dhe gratë e Vushtrrisë do të kenë edhe më shumë mundësi në aftësim profesional, punësim dhe zhvillim ekonomik.








