
Kandidati për Asamble Komunale në Mitrovicë nga radhët e PDK-së, Xhafer Preteni ka rikujtuar se si gjatë mandatit të kaluar si asambleist është angazhuar në promovim të vlerave të luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Mitropol.
Preteni i cili në listë mbanë numrin 10, tha se për të vazhduar angazhimin e njëjtë dhe për të forcuar edhe më tutje vlerat kombëtare, i duhet edhe një mandat i ri.
Postimi i plotë:
Gjatë këtij mandati, Arian Tahiri si Nënkryetar i Komunës dhe unë si Asambleist, gjithmonë të mbështetur nga Kryetari Bedri Hamza, kemi punuar me përkushtim për zhvillimin e qytetit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.
Përveç projekteve zhvillimore, kemi qenë të angazhuar fuqishëm edhe në ruajtjen dhe promovimin e vlerave të luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, themelet mbi të cilat qëndron liria dhe e ardhmja jonë.
Për të vazhduar këtë rrugë të zhvillimit dhe për të forcuar edhe më tej vlerat tona, është i domosdoshëm një mandat i ri.
Më 12 Tetor:
🗳Votoni Arian Tahirin – Nr. 191
🗳Votoni Xhafer Pretenin – Nr. 10
#Për_ty_gjithmonë_Mitrovicë!








