
Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka nderuar sot heroin e Kosovës, rreshterin Afrim Bunjaku i cili ra në detyrë në sulmin terrorist të Banjskës.
Tahiri bashkë me bashkëpunëtorë vizituan varrin e heroit ku u pritën edhe nga familjarët e heroit.
Postimi i plotë:
Nderuam këtë mëngjes Heroin e Kosovës Afrim Bunjaku i cili dha jetën për sovranitetin e Kosovës.
Jeta dhe vepra e Heroit Afrim Bunjaku përherë do të kujtohet nga brezat që do të vijnë!








