Medi
02LAJME

Kandidati i VV-së për kryetar të Vushtrrisë, Sylejman Meholli me bashkëpunëtorë nderojnë heroin Afrim Bunjaku

Sot në dyvjetorin e rënies në sulmin terrorist të Banjskës, heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku u përkujtua nga kandidati i LVV-së për kryetar të Vushtrrisë, Sylejman Meholli me bashkëpunëtorë.

“Ai nuk ishte thjesht pjesëtar i Policisë, por mbrojtës i lirisë, i kufirit, i paqes dhe i rendit tonë shtetëror.”, shkroi ai.

Active

“Afrimi nuk ra për të na ngjallur mëshirë, por për të na zgjuar ndërgjegjen. Ne, bashkëqytetarët e tij, kemi përgjegjësi të ecim përpara me përkushtim, me ndershmëri, me guxim dhe mbi të gjitha, me vendosmërinë për ta bërë shtetin tonë më të fortë dhe më të drejtë.”, shkroi Meholli.

Lavdi përherë jetës dhe veprës së tij. Kujtimi për Afrimin do të jetojë sa herë që ne zgjedhim t’i shërbejmë atdheut pa kompromis.

Lavdi!

Active