Active 2
02LAJME

Xhafer Tahiri merr mbështetje të madhe në Stanoc të Epërm

 

Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri sot mori mbështetje të madhe edhe nga banorët e Stanocit të Epërm, shkruan Mitropol.

Premium Store

Tahiri tha se në 4 vitet e ardhshme, do të rregullojnë shetitoren përgjatë kanalit të Ibërlependcit nga lagja e Buliqve deri te lagja Haradinajve, ndriçim kënde fitnesi e fusha sportive, do të përkrahim bizneset këtu, si dhe punësimin e grave dhe të rejave sepse ajo ishte kërkesë e vet banorëve.

Postimi i plotë:

Stanoci i Epërm meriton të investohet e të rregullohet. Bashkë me kandidatin tonë Blerim Hyseni takuam banorët e lagjeve Hyseni, Bllaca, Buliqi, Kosumi në Stamoc të Epërm.
Uji i pijes mbeti ku e lam ne, ndriçimi, rrugët e kanalizimi këtu po ashtu ngecën.
Në 4 vitet e ardhshme, do të rregullojmë shetitoren përgjatë kanalit të Ibërlependcit nga lagja e Buliqve deri te lagja Haradinajve, ndriçim kënde fitnesi e fusha sportive, do të përkrahim bizneset këtu, si dhe punësimin e grave dhe të rejave sepse kjo ishte kërkesë e vet banorëve!

Premium Store