
Kandidati për kryetar komune në Mitrovicë nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri sot ka takuar familjen Haxhiu të cilët që nga viti 1992 udhëheqin suksesshëm biznesin familjar, shkruan Mitropol.
Tahiri ka përmendur planin e tij për mbështetje të bizneseve i cili përfshin:
✅ Takime çdo 3 muaj me bizneset;
✅ Krijimi i Këshillit Ekonomik Lokal;
✅ Inkubator për të rinjtë dhe startup-et;
✅ Krijimi i brendit “Made in Mitrovica” me prodhime vendore;
✅ Festivali Ekonomik Lokal si ngjarje vjetore;
✅ “Diaspora për Mitrovicën”, program i bashkëpunim me mërgatën për të investuar në projekte konkrete zhvillimore.
✅ Grante investive dhe subvencione për prodhuesit vendorë.








