Aurora Group
02

Xhafer Preteni: Angazhimi për komunitetet jo-shumicë, prioritet i pandalshëm në Mitrovicë

Gjatë mandatit të tij si anëtar i Kuvendit Komunal në Mitrovicë, Xhafer Preteni, kandidati i PDK-së për asamble me numrin 10 në listë, ka treguar përkushtim të veçantë jo vetëm në detyrat si asambleist, por edhe si pjesë e Komitetit për Komunitete, një organ kyç që merret me çështjet dhe sfidat e komuniteteve jo-shumicë në qytet.

Në këtë rol, Preteni ka qenë vazhdimisht pranë banorëve, duke i vizituar ata rregullisht dhe duke u njohur nga afër me problemet dhe nevojat e tyre të përditshme. Ai thekson se një prej shembujve më konkretë të mbështetjes institucionale ka qenë vendimi i qeverisjes komunale të udhëhequr nga kryetari Bedri Hamza, për ndarjen e 10 bursave për studentë nga komunitetet jo-shumicë – një hap i parë historik për Mitrovicën, që ka shënuar një qasje të re ndaj barazisë dhe përfshirjes.

Weelnes

“Mbështetja për komunitetet jo-shumicë nuk ka qenë vetëm premtim, por veprim i konkretizuar me projekte dhe vendime që kanë ndryshuar jetën e qytetarëve. Ky është një zotim që do të vazhdojë edhe në mandatin e ardhshëm”, ka deklaruar Preteni, duke theksuar se ky angazhim do të thellohet edhe më tej me mbështetjen e kandidatit për kryetar komune nga PDK, Arian Tahiri.

Në këtë fushatë, slogani “Për ty gjithmonë Mitrovicë” po shoqëron vizionin e tij politik, duke dërguar një mesazh të qartë se përfaqësimi nuk ka dallim etnik, por është i barabartë për të gjithë qytetarët.

🗳 Votoni Arian Tahirin – Nr. 191
🗳 Votoni Xhafer Pretenin – Nr. 10

Premium Store