
Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e LVV-së, Sylejman Meholli sot i shoqëruar nga kandidati për Asamble Komunale, Mek Selaci, ka takuar disa nga taksistët vsuhtrrias, shkruan Mitropol.
Meholli tha se ata meritojnë më shumë respekt, më shumë mbështetje dhe kushte më të mira të punës.
“Qeverisja jonë do jetë dorë e mbështetjes për të gjithë duke trajtuar me dinjitet secilin qytetarë!”, tha Meholli.








