Medi
02LAJME

Meholli synon fuqizimin e bashkëpunimit me Kryqin e Kuq pasi të bëhet kryetar

 

Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e LVV-së, Sylejman Meholli sot ka realizuar vizitë tek Kryqi i Kuq, shkruan Mitropol.

Medi

Meholli tha se ka pasur një bashkëpunim shembullor gjatë menaxhimit të pandemisë Covid-19, bashkëpunim të cilin do ta fuqizoj akoma më shumë si kryetar i komunës pas 12 tetorit.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të vizitoj e të takoj kolegët nga Kryqi i Kuq, Dega në Vushtrri!

Roli dhe kontributi i Kryqit të Kuq para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës është me peshë dhe vlerë historike. Me Kryqin e Kuq-Vushtrri kemi pasur një bashkëpunim shembullor gjatë menaxhimit të pandemisë Covid-19, bashkëpunim të cilin do ta fuqizoj akoma më shumë si kryetar i komunës pas 12 tetorit.

Në programin tonë Bashkë për Vushtrrinë kemi përfshirë si synim të veçantë investimin në edukimin shëndetësor të popullatës lidhur me sëmundjet me incidencë të lartë, ku do të bashkëpunojmë edhe me partnerë si Kryqi i Kuq që ta ngrisim edukimin shëndetësor të popullatës si proces fundamental për parandalimin e sëmundjeve.

Bashkë për Vushtrrinë!

Dr. Sylejman Meholli 1️⃣0️⃣5️⃣✅️

Dukato 1