
Arta Neziri është një ndër kandidatët për Asamblenë Komunale nga radhët e LDK-së në Mitrovicë, shkruan Mitropol.
E lindur dhe rritur në Mitrovicë, Arta ka ndjekur shkollimin fillor dhe të mesëm në vendlindje, ndërsa studimet universitare i ka përfunduar në drejtimin Administratë Publike.
Ajo sjell një energji të re dhe një qasje të afërt me qytetarët, me synimin që të ndikojë në zhvillimin e qytetit të Mitrovicës. Kandidatura e saj përfaqëson të rinjtë, gratë dhe familjet që besojnë në ndryshim dhe të ardhme më të mirë.
Arta Neziri, e cila në listën zgjedhore të LDK-së mban numrin 9, garon për herë të parë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.








