
Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi sot u mirëprit nga një numër i madh qytetarësh në Lumadh, shkruan Mitropol.
Idrizi tha se mbështetja e madhe që mori aty, është motivi për të vazhduar me vendosmëri drejt fitores dhe zhvillimit të Vushtrrisë.
Postimi i plotë:
Lumadhi sonte i jashtëzakonshëm!
Kjo është mikpritja që e karakterizon Vushtrrinë.
Bashkë me Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin, dhe kandidatin tonë për Asamble Komunale, Besnik Sadikun, takuam banorët e fshatit Lumadh, që janë të rreshtuar fuqishëm me vizionin tonë.
Mbështetja juaj është motivi ynë për të vazhduar me vendosmëri drejt fitores dhe zhvillimit të Vushtrrisë.
Faleminderit Lumadh!
#FeritIdrizi191 #Vazhdojmë #kryetariitëgjithëve








