
Kandidati i VV-së për kryetar të Vushtrrisë, Sylejman Meholli mbrëmë e mbylli ditën e gjatë të takimeve me një të tillë në lagjen Bllaca në Stanoc të Epërm.
Aty ai shpalosi planin për rikthimin e dinjitetit të këtiji fshati.
“Do realizojmë projektin e ujit, mbështetje për bujqit dhe fermerët, rregullimin e kanalizimeve, ndriqim publik pa diskriminim mbi baza politike, park me kënd lojrash për fëmijët, mbështetje për fëmijët e porsalindur nga 300 Euro, transport falas për nxënësit e shkollave të mesme të larta dhe shumë projekte të tjera që i kemi pjesë të programit tonë.”, shkroi ai.
Postimi;
📍Lagjia Bllaca – Stanoc i Epërm
Mbrëmë kemi mbyllur aktivitetet tona në Stanoc të Epërm në konakun e nderuar të Familjes Bllaca-familje me traditë dhe vlera të dalluara kombëtare!
Bashkë me kandidatin tonë për Kuvendin Komunal nga ky lokalitet Profesor Ymer Haradinaj dhe aktivistë e banorë pjesëmarrës në këtë takim kemi diskutuar për sfidat që ata kanë me mungesën e ujit, kanalizimeve, ndriqimit, rrugëve të dëmtuara, mungesa e mbështetjes ndaj bujqëve dhe fermerëve e shumë çështje tjera.
Me programin tonë Bashkë për Vushtrrinë, Stanocit të Epërm i kthejmë dinjitetin duke realizuar projektin e ujit, mbështetjen për bujqit dhe fermerët, rregullimin e kanalizimeve, ndriqim publik pa diskriminim mbi baza politike, park me kënd lojrash për fëmijët, mbështetje për fëmijët e porsalindur nga 300 Euro, transport falas për nxënësit e shkollave të mesme të larta dhe shumë projekte të tjera që i kemi pjesë të programit tonë.
Faleminderit familjes Bllaca për mikpritjen e jashtëzakonshme dhe të gjithë pjesëmarrësve për besimin e dhënë. Me punë, vendosmëri dhe bashkëpunim, më 12 tetor do të sjellim fitoren e qytetarëve të Vushtrrisë!
Dr. Sylejman Meholli 1️⃣0️⃣5️⃣✅️








