
Kandidati për kryetar komune në Mitrovicë nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri ka treguar për projektin e planifikuar për rregullimin e lumit “Trepça”, shkruan Mitropol.
Tahiri tha se lumi “Trepça” nuk do të jetë më i njëjtë dhe se projekti për rregullimin e tij përfshin rehabilitimin e shtratit dhe brigjeve të tij, duke e transformuar hapësirën deri te “Tuneli i Parë” në një zonë tërheqëse për qytetarët, me shtigje, hapësira rekreative dhe zgjidhje të qëndrueshme për mbrojtjen e mjedisit.
Postimi i plotë:
Lumi “Trepça” nuk do të jetë më i njëjti 🌊
Projekti për rregullimin e lumit “Trepça” përfshin rehabilitimin e shtratit dhe brigjeve të tij, duke e transformuar hapësirën deri te “Tuneli i Parë” në një zonë tërheqëse për qytetarët, me shtigje🚶♂️🚴, hapësira rekreative dhe zgjidhje të qëndrueshme për mbrojtjen e mjedisit.🌳
Lumi “Trepça” do të marrë pamje krejtësisht të re. #PDK191








