
Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri sot ka takuar banorët e Dardania 1 në qytetin e Vushtrrisë, shkruan Mitropol.
Tahiri tha se Vushtrria ka ngecur në sport, 0 terrene të reja sportive janë ndërtuar këto 4 vite e sipas tij subvencionet nuk kanë shkuar për sport por për militantët partiak.
Postimi i plotë:
Kam takuar sot banorët e Dardania 1 në qytetin e Vushtrrisë bashkë me kandidatin Ramadan Parduzi 12 ✅
Profa është sportis, selektor e trajner i sukseshëm në vlojboll e vjen nga familje sportistësh.
Vushtrria ka ngec në sport, 0 terrene të reja sportive janë ndërtu këto 4 vite e subvencionet nuk kanë shkuar pér sport por pér militantët partiak.
Përkrahja për sportin në Vushtrri ndryshon më 12 Tetor.








