Dukato 2
02LAJME

Idrizi zotohet për transformim të Banesave të Kuqe dhe të Poletit në Vushtrri

 

Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi ka zhvilluar sot takim me banorët e Banesave të Kuqe dhe të Poletit, të cilëve edhe u ka dhënë një premtim, shkruan Mitropol.

Medi

Idrizi tha se atyre u bëri të ditur se sikurse te Banesat e Bardha, edhe në këto dy lokacionet tjera do të ndërtohen banesa kolektive.

Postimi i plotë:

Transformimi i madh që ka filluar te Banesat e Bardha do të vazhdojë edhe në banesat e tjera kolektive në Vushtrri. 🏢

Sot, në takim me banorët e Banesave të Kuqe dhe të Poletit, ashtu siç njihen në qytetin tonë, i njoftova se ky projekt do të shtrihet edhe në ndërtesat ku ata jetojnë me familjet e tyre.

Për secilën familje, e për secilën lagje, ndryshim që shihet! 🤝🏻

#FeritIdrizi191 #Vazhdojmë #kryetariitëgjithëve

Premium Store