
Gypi kryesor furnizues i ujit ka pëlcitur në qytetin e Vushtrrisë, prej nga si pasojë në disa vende në Vushtrri qytetarët po përballen me mungesë të ujit, shkruan Mitropol.
Furnizimi me ujë është ndërprerë në fshatin Dalak dhe një pjesë të Shtitaricës.
KRU “Mitrovica” ka bërë të ditur se punimet për sanimin e problemit pritet të përfundojnë ditën e hënë.







