LAJMI I FUNDIT: Aksion i madh i policisë: Arrestohen disa persona për keqpërdorim të subvencionëve

Disa zyrtarë të Drejtorisë për Bujqësi në Komunën e Istogut kanë përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës.
Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike është duke zhvilluar sot një aksion në rajonin e Dukagjinit ku cak i tyre janë personat e dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsionit.
Aksioni është i ndërlidhur me arrestimet që janë kryer para disa muajve në të njëjtën drejtori. Indeksonline ka mësuar emrat e të arrestuarve.
Jeton Sylaj, Valbona Hakaj e Ardian Ramqaj janë të arrestuarit në aksionin e sotëm./Mitropol/








