
Kryetari i lagjes “Tunel i Parë” në Mitrovicë, Arsim Musa, ditën e djeshme ka pastruar tri hapësira përreth kontenierëve të mbeturinave, shkruan Mitropol.
Musa u ka bërë thirrje banorëve për më shumë kujdes.
“Të gjithë duhet të vetëdijesohemi: të mos ndotim, të kujdesemi dhe të japim shembull. Vetëm së bashku mund ta mbajmë lagjen, fshatin e rrethin tonë të pastër”, ka shkruar ai.








