
Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri sot ka vizituar lagjen te varrezat e vjetra të qytetit, shkruan Mitropol.
Tahiri tha se në mandatin e tij Vushtrria dhe fshatrat e Qyqavicës do të lidhen përmes kësaj rruge duke ndërtuar urë të re mbi lumin Slinica e që lidhet te fshati Novolan.
“Për 4 vite, aty ku e kemi lënë aty ka mbetur, punë të kryera keq e të papërfunduara. Rruga që lidh qytetin me Novolanin dhe fshatrat e Qyqavicës nuk u përmend asnjëherë në këto 4 vite. Trotuari mbeti aty ku e kemi lënë, ndërsa rruga është plot gropa”, tha Tahiri.








