Medi
02LAJME

Meholli me ministren e Arsimit takojnë mësimdhënësit vushtrrias, japin disa premtime

Kandidati i VV-së për kryetar të Vushtrrisë, Sylejman Meholli, bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin kanë takuar mësimdhënësit vushtrrias.

Aty Meholli u dha mësimdhënësve disa premtime, duke nisur nga zbatimi i mësimit gjithëditor në shkollat me kushte dhe investime për t’i krijuar ato kushte aty ku mungojnë deri tek rritja e bursës vjetore për studentët në 1000 euro.

Medi

Postimi:

Bashkë me ministren e Arsimit, znj. Arbërie Nagavci,
kemi takuar mësimdhënës, edukatore, veteranë të arsimit dhe studentë nga Komuna e Vushtrrisë, duke prezantuar nga programi ynë Bashkë për Vushtrrinë prioritetet tona nga fusha e arsimit.

Pas 12 tetorit Komuna e Vushtrrisë nuk do të ketë një kryetar komune që refuzon ndërtimin e çerdheve nga Qeveria e Kosovës, siç e kemi pasur këto 4 vite.

Me programin tonë për arsim realizojmë:

Zbatimin e mësimit gjithëditor në shkollat me kushte dhe investime për t’i krijuar ato kushte aty ku mungojnë.

Shujta ditore për klasat 1 deri 5.

Transport falas për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme, përfshirë edhe nxënësit e Shkollës së Mjekësisë në Mitrovicë.

Hapjen e drejtimeve të mjekësisë në Shkollën e Mesme Profesionale në Vushtrri.

Ndërtimin e 6 çerdheve të reja, 4 në fshatra dhe 2 në qytet.

Kabinete për shkencat e natyrës dhe TIK, si dhe kënde për inovacion dhe punë praktike.

Rritje të bursës vjetore për studentët në 1000 euro.

Sallë sportive të re në oborrin e shkollave teknike dhe profesionale.

Qendër mbështetëse shkollë–familje për fëmijët me nevoja të veçanta dhe ata me vështirësi në mësim.

Trajnime falas dhe të vazhdueshme për mësimdhënësit.

Vizita mjekësore sistematike në çerdhe dhe shkolla.

Shpërblime meritore për nxënësit dhe mësimdhënësit e dalluar.

Bashkë për arsimin – Bashkë për Vushtrri!

Dr. Sylejman Meholli 1️⃣0️⃣5️⃣ ✅️

Koha