
Mbishkrime cirilike në gjuhën serbe të cilat përmbajnë mesazhe nacionaliste e shoviniste janë shfaqur sërish në veri të vendit, njofton Mitropol.
“Komandant, po të presim !” si dhe “Korridori pret komandantin e tij” janë dy nga mbishkrimet cirilike të shfaqura.
Mitropol sqaron se fjala korridor i referohet grupit të serbëve në rrjetin social “Telegram” ku shpeshherë diskutohen e përçmohen aksionet e policisë dhe veprimet e Republikës së Kosovës në veri.
Ndryshe, në katër komunat veriore ishin fshirë mbishkrimet nacionaliste tash e më shumë se një muaj.








