
Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e LVV-së, Sylejman Meholli mbrëmjen e sontme është mirëpritur në Odën e Ali Jonuzit, shkruan Mitropol.
Meholli tha se vlerat kombëtare e profesionale janë garancë e fitores së madhe të 12 tetorit në Vushtrri.
Postimi i plotë:
Në Oden Shqiptare të Bacit Ali Jonuzi!🇦🇱
Sonte kemi mbyllur aktivitetet tona me krenari në Oden e madhe të tribunit, e shqiptarit tonë të madh, bashkëluftëtarit të komandantit legjendar Adem Jashari – Nderit tonë të qytetit Ali Jonuzi që në ballë të konakut na nderoj me traditën shqiptare që jetonë fuqishëm në konakun e ti të bekuar!
Nuk krahasohet asnjë listë garuese me Listën tonë të Fitores për vlerat e luftës, të burgosurve politikë dhe atdhetarëve të dëshmuar. Fotografia e këtyre burrave në këtë Odë të bekuar është dëshmia e gjallë e kësaj!
Vlerat tona të ndershme kombëtare e profesional janë garanca jonë e fitores së madhe të 12 tetorit në Vushtrri! Dita e bardhë cila po afrohet nga dita në ditë!
Na priftë e mbara, Zoti e bekoftë Vushtrrinë!
Dr. Sylejman Meholli 1️⃣0️⃣5️⃣✅️








