
Kandidati i LVV-së për kryetar të Vushtrrisë, Dr. Sylejman Meholli vizitoi dje Unity Tech Hub, që drejtohet me përkushtim të lartë nga Profesor Egzon Uka, dhe stafi profesional i tij.
“Unity Tech Hub është Qendër Trajnimi dhe Inovacioni, e cila ua mundëson të rinjëve tonë aftësimin profesional në Programim, Dizajn dhe Coworking.”, tha Meholli.
Ai theksoi se në programin e tyre politik Bashkë për Vushtrrinë, kanë paraparë mbështetjen e nismave të tilla për t’i përgaditur të rinjtë për tregun e punës në fushën e teknologjisë, programimit, kodimit dhe dizajnit.
Dr. Sylejman Meholli 1️⃣0️⃣5️⃣✅️








