Sylejman Meholli merr mbështetjen e dy komandantëve të dalluar të Ashlanit, Brahim Xhaka e Met Shyti

Kandidati i VV-së për kryetar të Vushtrrisë, Sylejman Meholli ka takuar shokun e gjeneratës së prindit të tij të ndjerë, veteranin e arsimit, komandantin e spikatur e legjenden e gjallë të luftës Brahim Xhaka nga Ashlani heroik.
“Nga Hazir Xhaka e tek Brahim Xhaka trungu i tyre familjar ishte në shërbim të kombit dhe kauzave kombëtare.”, shkroi Meholli.
Meholli theksoi se ora e bisedës me komandant Brahim Xhaken iku si minuti me evokim të përvojave si ish mësimdhënës, ish ushtarak dhe bletar i vyeshëm që mes emocioneve e këshillave që si një prind me dashamirësi ia bënte.
“Ndihem i nderuar që figura të shquara të luftës e me bagazh kombëtar nga familjet më të dalluara më japin mbështetje e vlerësim!”, tha mes tjerash Meholli.
Dr. Sylejman Meholli 1️⃣0️⃣5️⃣✅️








