
Kandidati për kryetar komune në Mitrovicë nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri sot ka vizituar dy bizneset “Iliria” dhe “Feis com”, shkruan Mitropol.
Tahiri tha se gjatë takimeve bisedoi me punëtorët dhe pronarët për sfidat me të cilat përballen dhe për nevojat e tyre.
“Si Kryetar i Mitrovicës, do të ofroj mbështetje të plotë për këto dhe çdo ndërmarrje që krijon punësim dhe zhvillim në qytetin tonë.”, tha ai.








