Premium Store
02LAJME

“Vushtrria po frymon Vetëvendosje”, Sylejman Meholli me mbështetje të madhe nga qytetarët

 

Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e LVV-së, Sylejman Meholli mbrëmjen e sontme ka realizuar takimin e radhës në të cilin morën pjesë një numër i madh i qytetarëve, shkruan Mitropol.

Active

Meholli tha se mobilizimi dhe fryma e tillë i ka vendosur në panik rivalët e tij të cilët sipas Meholli, ata tashmë kanë humbur në debate e disa as nuk kanë guxim të përballen.

Postimi i plotë:

Vushtrria po frymon VETËVENDOSJE!

Strukturat tona, mbështetësit tanë, qytetarët tanë më të mobilizuar se kurrë për ndryshimin që ia kemi borxh qytetit të lashtësisë dhe historisë!

Ky mobilizim dhe kjo frymë i ka vendosur në panik rivalët tanë, që tashmë kanë humbur në debate, e disa s’po kanë guxim as të përballen, të humbur në terren; nuk po u kryen punë as presioni sepse nuk thyhet dot qytetaria e lirë e qytetit të rezistencës dhe vendosmërisë!

Nuk e ndryshoni dot bindjen qytetare me profile të rrejshme e as me faqe të propagandave, qytetari po ju sheh dhe po ju njeh ju ka provuar, e ju ka ndëshkuar! Ne jemi ndryshimi i vetëm dhe opsioni për tu provuar! Ne do ta bëjmë ndryshimin!

Bashkë për Vushtrrinë që vendos vetë dhe një kurs të ri të qeverisjes që jep shpresë e dinjitet pas 26 viteve!

Fitore plebishitare, asgjë më pak! 💥

Dr. Sylejman Meholli 1️⃣0️⃣5️⃣✅️

Dukato 1