Medi
LAJME

Ushtria gjenocidale izraelite ndalon dhjetëra anije humanitare në ujërat ndërkombëtare në rrugën drejt Gazas

Forcat gjenocidale izraelite kanë ndërhyrë me forcë gjatë natës së kaluar ndaj 19 anijeve që ishin pjesë e flotilës humanitare që po lundronte drejt Gazës. Ndër anijet e ndaluara është edhe “Alma”, në të cilën ndodhej aktivistja suedeze Greta Thunberg, shkruan Mitropol.

Sipas pamjeve të publikuara nga aktivistët, marina izraelite përdori pompa uji për të ndaluar mjetet lundruese, ndërsa dërgoi një mesazh duke i akuzuar ato për “shkelje të së drejtës ndërkombëtare”.

Dukato 1

Operacioni ushtarak izraelit ndodhi në ujërat ndërkombëtare, gjë që ka shkaktuar reagime të ashpra nga grupet për të drejtat e njeriut dhe organizatorët e flotës, të cilët e konsiderojnë ndalimin një akt agresioni dhe pengim të ndihmës humanitare për Gazën.

Izraeli ka pretenduar se flotilja ka lidhje me Hamasin, megjithëse nuk ka ofruar prova konkrete. Anijet kanë si qëllim dërgimin e ushqimeve dhe ndihmave për civilët palestinezë në Gaza, të cilët përballen me mungesë ekstreme të furnizimeve pas bllokadës së zgjatur izraelite.

44 mjete lundruese janë pjesë e kësaj flotile, ndërsa 23 të tjera aktuakisht janë ende në rrugë për në Gazë. Aktivistët e ndaluar janë arrestuar dhe anijet janë detyruar të ankorohen në një port izraelit. Deri më tani, nuk ka asnjë informacion zyrtar mbi gjendjen e të ndaluarve apo afatet e mundshme për lirimin e tyre.

Është bërë e ditur se emrat e anijeve që janë ndaluar nga Izraeli janë: Alma, Sirius, Adara, Spectre, Yulara, Aurora, Otaria, Huga, Deir Yessine, Grande Blu, Morgana, Hio, Seulle, All In, Captain Nikos, Florida, Karma, Mohammad Bhar dhe Oxygono

Anëtarët e ndaluar janë nga këto shtete: 30 spanjollë, 22 italianë, 21 turq, 12 malajzianë, 11 tunizianë, 11 brazilianë, 10 francezë, 9 irlandezë, 8 algjerianë, 7 amerikanë, 7 gjermanë, 6 anglezë, 4 norvegjezë, 4 suedezë, 3 nga Zelanda e Re, 3 marokenë, 3 jordanezë, 3 polakë, 3 portugezë, 3 meksikanë, 2 kuvajtianë, 2 kolumbianë, 2 argjentinas, 2 zviceranë, 1 çek, 1 mauritanian, 1 austriak, 1 bullgar, 1 australian, 1 serb, 1 belg, 1 nga Bahreini, 1 danez, 1 holandez, 1 finlandez, 1 nga Afrika e Jugut dhe 1 sllovak./Mitropol/

VIDEO E NDËRHYRJES IZRAELITE

Active