Arian Tahiri mirëpritet nga familja Aruqi: Faleminderit çdo familjeje që po na bashkohet dhe po angazhohet me ne

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës u mirëprit dje në shtëpinë e familjes Aruqi.
Ai tha se në çdo shtëpi që troket, në çdo familje që viziton, ndjen shpresën e qytetarëve për një Mitrovicë më të mirë.
“Edhe familja Aruqi më dha besimin për të vazhduar me përkushtim dhe përgjegjësi.”, shkroi Tahiri.
Ai falënderoi familjen Aruqi për mikpritjen, përkrahjen dhe besimin.
“Faleminderit çdo familjeje që po na bashkohet dhe po angazhohet me ne. 🙏”








