
Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi po vazhdon të merr mbështetje të madhe në tubimet gjithandej.
Ai dje ishte në Samadrexhë ku banorët i shprehën besim dhe përkrahje edhe për mandatin e ardhshëm.
Postimi:
Tubimi me banorët e Samadrexhës, ishte dëshmi e besimit dhe përkrahjes së madhe që kemi ndërtuar së bashku.
Diskutuam për punët e kryera gjatë këtyre viteve dhe ndamë vizionin tonë për projektet që do ta transformojnë komunën edhe në mandatin e ardhshëm.
Me përkushtim, transparencë dhe punë të palodhshme, do të vazhdojmë ta sjellim zhvillimin në çdo lagje e çdo fshat të Vushtrrisë.
#FeritIdrizi191 #Vazhdojmë #kryetariitëgjithëve







