Tahiri: Bizneset lokale janë shtylla e zhvillimit ekonomik të Mitrovicës dhe do ta kenë mbështetjen time

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës ka vizituar sot hapësirat e biznesit MitroTerm.
Ai prej aty tha se bizneset lokale janë shtylla e zhvillimit ekonomik të Mitrovicës dhe do ta kenë mbështetjen e tij gjithmonë.
Postimi:
Gjithmonë është frymëzuese kur i sheh nga afër bizneset që janë rritur në Mitrovicë, me punë dhe përkushtim. MitroTerm është një prej tyre. Sa herë i vizitojmë, e kuptojmë edhe më mirë potencialin e qytetit tonë.
Bizneset lokale janë shtylla e zhvillimit ekonomik të Mitrovicës dhe do ta kenë mbështetjen time.
#PDK191
#PerTyGjithmoneMitrovice








