Medi
02LAJME

Policia në Mitrovicë mëson nxënësit për rregullat e trafikut

 

Nxënësit e shkollave fillore në Mitrovicë po mësojnë rregullat e trafikut drejtpërdrejt nga policia.

Premium Store

Në kuadër të planit “Siguria në shkolla”, Njësia e Trafikut Rajonal ka mbajtur ligjërata dhe ushtrime praktike në rrugë, me qëllim që fëmijët të vetëdijesohen për sigurinë si këmbësorë dhe pjesëmarrës në qarkullim.

Policia thekson se këto aktivitete do të vazhdojnë gjatë gjithë vitit shkollor, si pjesë e angazhimit për parandalim dhe edukim të hershëm mbi sjelljen në trafik.

Koha