Premium Store
02LAJME

Ferit Idrizi merr përkrahje nga sportistët, veteranët dhe intelektualët e Vushtrrisë

Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi sot ka zhvilluar takim me sportistë, veteranë dhe intelektualë të Vushtrrisë, nga të cilët mori përkrahje të fuqishme, shkruan Mitropol.

Idrizi tha se aty diskutuan planet për sportin, rininë dhe kulturën, ndamë ide e iniciativa, dhe se u dakorduan të vazhdojmë punën e përbashkët për një qytet më të gjallë, më të fortë dhe më të zhvilluar për të gjithë qytetarët.

Dukato 1

Postimi i plotë:

Sot bashkë me Daut Maxhunin, kapitenin e qytetit dhe kandidatin tonë për Asamble, kaluam momente të mrekullueshme në takimin me sportistë, veteranë dhe intelektualë të Vushtrrisë.

Diskutuam planet tona për sportin, rininë dhe kulturën, ndamë ide e iniciativa, dhe u dakorduam të vazhdojmë punën e përbashkët për një qytet më të gjallë, më të fortë dhe më të zhvilluar për të gjithë qytetarët.

Sporti është zemra e Vushtrrisë, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë fuqishëm për të.

Faleminderit nga zemra secilit për kontributin tuaj!

#FeritIdrizi191 #Vazhdojmë #kryetariitëgjithëve

Koha