
Kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë nga radhët e LVV-së, Sylejman Meholli ka njoftuar se ekipit të tij i është bashkuar edhe aktivisti nga diaspora, Isak Morina, shkruan Mitropol.
Meholli tha se Morina, i cili jeton në Nürnberg të Gjermanisë, i është rikthyer Kosovës për të kontribuar në momentet vendimtare të kësaj gare, duke përmbushur premtimin e dhënë qysh në vitin 2022, kur ishte larguar për në Gjermani.
Postimi i plotë:
Edhe një garë bashkë, kësaj radhe Bashkë për Vushtrrinë!
Nga Nürnbergu i Gjermanisë ka arritur në Kosovë aktivisti margaritar e vendasi im i dashur Isak Morina.
Sa i lumtur që Isaku po i bashkohet ekipes së fitores në momentet vendimtare, siç dhe më pati premtuar kur pati shkuar në Gjermani në vitin 2022 “Se nuk është Lamtumirë por Mirupafshim në fitoret e radhës”❤️🤍
Dr. Sylejman Meholli 1️⃣0️⃣5️⃣✅️








