
Kandidati i VV-së për kryetar Komune, Sylejman Meholli mbrëmë mori pjesë në një tubim madhështor të organizuar nga kandidati për asamble komunale të Vushtrrisë, Nasuf Aliu me numër 7 në listë.
Prej ayu, Meholli tha se fryma e fitores po rritet çdo ditë.
Postimi:
🌟 Tubim madhështor në Vushtrri – Fryma e fitores po rritet çdo ditë! 🌟
Mbrëmë nën organizimin e kandidatit tonë shembullor për Kuvendin Komunal z. Nasuf Aliu zhvilluam një takim të paharrueshëm me qytetarët tanë të nderuar, ku pjesëmarrja e tyre masive dhe përkushtimi i sinqertë treguan qartë se Vushtrria është e bashkuar për ndryshim.
Në këtë tubim shpalosëm pika kryesore të programit tonë “Bashkë për Vushtrrinë”, duke vendosur theksin tek:
✅ Zhvillimi i bujqësisë dhe mbështetja konkrete për fermerët, si bazë e ekonomisë sonë.
✅ Investimet në arsim për një rini të përgatitur dhe të barabartë.
✅ Përmirësimi i shëndetësisë dhe shërbimeve publike për çdo qytetar.
✅ Qeverisje transparente dhe pa korrupsion, me llogaridhënie të plotë ndaj qytetarëve.
Atmosfera e ngrohtë, duartrokitjet e fuqishme dhe besimi i treguar na forcojnë bindjen se më 12 tetor Vushtrria do të bëjë ndryshimin me shumicë plebishitare!
✊ Bashkë po e shkruajmë kapitullin e ri të Vushtrrisë – kapitullin e zhvillimit, dinjitetit dhe shpresës! ❤️
Dr. Sylejman Meholli 1️⃣0️⃣5️⃣✅️








