Premium Store
02LAJME

Ferit Idrizi, takon fermerët vushtrrias i njofton për rritjen e subvencioneve mandatin e ardhshëm

Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka takuar sot fermerët vushtrrias.

Në këtë takim, Idrizi i njoftoi ata për planet për rritjen e subvencioneve mandatin e ardhshëm.

Medi

Postimi:

Fermerët janë pasuria më e madhe e Vushtrrisë. Me punën e tyre të palodhur ata ushqejnë familjet tona, gjenerojnë zhvillim dhe i japin jetë ekonomisë sonë lokale.

Sot pata kënaqësinë t’i takoj dhe t’ua rikonfirmoj se në mandatin e ardhshëm do të vazhdojmë t’i mbështesim edhe më fuqishëm përmes subvencioneve:

– Nga 0.5 cent në 0.8 cent për litër qumështi 🥛
– Nga 5 euro në 8 euro për koshere të bletëve 🐝
– Nga 5 euro në 8 euro për kokë dele dhe dhi 🐑
– 50% vazhdon sistemi i ujitjes së tokave bujqësore 💧
– Subvencionimi i bimëve aromatike 🌿
– Subvencionimi i plehrave 🌱
– Subvencionimi i serave 0.5 dhe 1 ari 🫑🍅
– Makineri bujqësore 🚜

Gjatë këtij mandati, për të lehtësuar punën e fermerëve kemi filluar hapjen dhe shtrimin e rrugëve të arave, ndërsa në mandatin e ardhshëm do t’i përfundojmë të gjitha.✅

#FeritIdrizi191 #Vazhdojmë #kryetariitëgjithëve

Active