Ferit Idrizi bashkë me Memli Krasniqin takojnë rininë: Vushtrria do të vazhdojë të mbetet komuna që investon më së shumti për rininë

Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi bashkë me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, dhe kandidaten për Kuvendin Komunal, Vlerë Tahiri, zhvilluan një takim frymëzues me të rinjtë e Vushtrrisë.
Përmes bashkëpunimeve, trajnimeve dhe bursave për studime brenda e jashtë vendit, qeverisja Idrizi tashmë dëshmuar se rinia është prioriteti i tyre.
“Edhe në mandatin e ri, Vushtrria do të vazhdojë të mbetet komuna që investon më së shumti për rininë, duke krijuar më shumë mundësi për arsim, punësim dhe zhvillim.”, u zotua Idrizi.
#FeritIdrizi191 #Vazhdojmë #kryetariitëgjithëve








