Medi
02LAJME

Me përvojë e përkushtim, Xhafer Preteni kandidat për Asamblenë e Mitrovicës

 

Xhafer Preteni është emër i njohur për kontributin në lirinë, sigurinë dhe zhvillimin e vendit, shkruan Mitropol.

Active 1

Që nga rinia e hershme ishte pjesë e KMDLNJ-së, Aksionit të Pajtimeve të Gjaqeve dhe protestave kundër pushtimit.
Gjatë luftës iu bashkua UÇK-së në pozita komanduese, ndërsa pas saj shërbeu mbi 19 vite në TMK e FSK, duke përfaqësuar Kosovën në trajnime ndërkombëtare të NATO-s.

Sot është aktiv në jetën publike si Anëtar i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Kryetar i Komisionit të Aksionerëve në NP “Tregu” dhe Anëtar i Komitetit për Komunitete.

Me përvojë, përkushtim dhe integritet, Xhafer Preteni është kandidat i besueshëm për Asamblenë Komunale, më 12 Tetor, me numrin 10 – Partia Demokratike e Kosovës.

Active