
Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi sot është mirëpritur nga stomatologu vushtrrias, Visar Xhafa nga i cili edhe mori mbështetje Idrizi, shkruan Mitropol.
Idrizi tha se është e pamundur të mos kalosh mirë në ordinancën e Xhafës, për shkak të mikpritjes së ngrohtë që bëhet nga doktori dhe stafi.
Postimi i plotë:
Visar Xhafa është vetëm njëri nga mjekët e shumtë që janë krenaria e madhe e Vushtrrisë.
Patëm kënaqësinë të vizitojmë doktor Visarin në ordinancën e tij, ku ofrohen shërbime të specializuara stomatologjike.
Në këtë ambient, është e pamundur të mos kalosh mirë me mikpritjen e madhe që e bën doktori bashkë me ekipin. Nuk po qeshim veç pse kësaj here nuk shkuam për kontroll. 😊
Visar Xhafa, specialist i Kirurgjisë Orale dhe intelektual i respektuar i qytetit tonë, mbetet shembull i përkushtimit profesional dhe njerëzor.
#FeritIdrizi191 #Vazhdojmë #kryetariitëgjithëve







