
Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e LVV-së, Sylejman Meholli në një takim me vajzat dhe gratë e Vushtrrisë sot ka diskutuar për programin për shëndetësi dhe politikat tjera mbështetëse për gratë dhe vajzat, shkruan Mitropol.
Meholli tha se në programin e LVV-së për gruan, sigurojnë masa specifike për shëndetin e gruas si:
✅️ Shërbim specialistik radiologjik me ultrazë dhe mamograf për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.
✅️ Analiza e tumormarkerëve për kancerin e gjirit, kancerin e qafës së mitrës dhe kancerin e mushkërive.
✅️ Themelimin e Qendrës së Shëndetit të Gruas në kuadër të QKMF-së!
✅️ Shërbime shëndetësore të rregullta në shtëpi për shtatzënat, lehonat, të moshuarit.
✅️ Dyfishim i buxhetit për barna esenciale falas.







