Active 2
02LAJME

Ferit Idrizi viziton ‘BVD ING’, përkrah sipërmarrësit vushtrrias dhe fuqizimin e ekonomisë lokale

 

Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi sot ka vazhduar vizitat tek bizneset, një ndër të cilat ishte vizita te kompania “BVD ING”, shkruan Mitropol.

Premium Store

Idrizi tha se është krenar me sipërmarrësit vushtrrias të cilët po e forcojnë ekonominë lokale dhe po krijojnë pune për qytetarët e Vushtrrisë.

Postimi i plotë:

Vizitat në bizneset e Vushtrrisë i vazhduam te kompania BVD ING, ku na priti pronari Vedat Musliu bashkë me stafin e tij.

Kjo kompani, e themeluar si një biznes i vogël familjar në vitin 2006, sot është shndërruar në një biznes të organizuar me dhjetëra punonjës dhe prezencë në gjithë Kosovën.

Krenarë me sipërmarrësit tanë që po e forcojnë ekonominë lokale dhe po krijojnë pune për qytetarët e Vushtrrisë.

#FeritIdrizi191 #Vazhdojmë #kryetariitëgjithëve

Premium Store