Active 2
02

Mbyllet një kapitull i artë: pensionohet stomatologu që u bë pjesë e shumë buzëqeshjeve mitrovicase – Dr. Sami Imeri

Pas dekadash në shërbim të shëndetit oral të qytetarëve të Mitrovicës, një prej emrave më të respektuar të mjekësisë lokale, Dr. Sami Imeri, ka zyrtarizuar pensionimin e tij nga shërbimi publik, duke mbyllur një kapitull të gjatë plot përkushtim, humanizëm e profesionalizëm, shkruan Mitropol.

Dr. Imeri, i cili për vite të tëra ishte pjesë e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Mitrovicë, mbetet një nga figurat që e kanë bërë dallimin në sistemin shëndetësor lokal. Ai ka trajtuar mijëra pacientë, duke kthyer buzëqeshjen jo vetëm në fytyrat e tyre, por edhe në shpirtin e qytetit.

Medi

Në mesin e kolegëve e pacientëve, ai njihet si simbol i profesionalizmit dhe ndershmërisë, një njeri që kurrë nuk e ka parë profesionin vetëm si punë, por si mision njerëzor.

Shumë mitrovicas e kujtojnë si “mjekun që nuk thoshte kurrë jo”, një figurë që të priste me qetësi e që çdo rast e trajtonte me kujdesin e një mjeshtri dhe dashurinë e një humanisti të vërtetë.

Edhe pse po largohet nga sektori publik, Dr. Sami Imeri nuk e lë pas dorën e tij të artë, puna e tij do të vazhdojë në sektorin privat, ku ai mbetet adresë e besueshme për të gjithë ata që kërkojnë kujdes e cilësi.

Me pensionimin e tij, Mitrovica po nderon një figurë që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e qytetit. Emri i Dr. Sami Imerit mbetet frymëzim për gjeneratat e reja të mjekëve dhe kujtesë e gjallë e asaj se si dashuria për profesionin mund të bëhet shërbim për njerëzit.

Weelnes