Xhafer Tahiri takon ndërmarrësen e re vushtrriase, i tregon se në qendër të programit e kanë mirëqenien e gruas dhe familjes

Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka takuar sot një nga ndërmarrëset e reja vushtrriase.
Tahiri shpalosi detaje nga programi i tij, ku gruaja dhe familja janë në qendër të programit.
Postimi:
🌟 Mida është vajzë moderne e Vushtrrisë me shpirt ndërmarrës, ashtu si edhe qyteti ynë që frymon energji e zhvillim
Në programin tonë, në qendër e vendosëm mirëqenien e gruas, familjen si vlerat më të shtrenjta të shoqërisë sonë.
Gjatë mandatit tonë do të përkrahim me grante gratë në biznes, por edhe trajnimet profesionale.







