
Kandidati për kryetar komune në Mitrovicë nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri sot u mirëprit edhe në Vllahi ku mori mbështetje të madhe, shkruan Mitropol.
Tahiri tha se së bashku me banorët pa nga afër rrugët që do t’i asfaltoj dhe investimet që do t’i bëj.
“Edhe agroturizmi, bujqësia e blegtoria do të kenë mbështetje të vazhdueshme.
Vllahia meriton më shumë dhe së shpejti do të marrë përkrahjen që i duhet. #PDK191”, tha Tahiri tutje.








